1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama përuron një shkollë të re në Komunën e Prishtinës: ‘Kemi krijuar hapësirë ku mund të lulëzoj dija’

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejotreshën e Arsimit, Besianë Musmurati kanë përuruar shkollën e re “Nënë Tereza” në fshatin Vranidoll.

Në një postim në rrejtin social Facebook, Rama ka treguar se kjo shkollë ka sipërfaqe prej 1500 metra katrorë dhe 500 metra katrorë shtesë të dedikuar për sallën e sportit.

“Kemi krijuar një hapësirë ku mund të lulëzojë dija dhe nxënësit tanë mund të shndërrohen në qytetarë të përgjegjshëm”, ka shkruar Rama.

Njoftimi i plotë:

Shkollë e re në fshatin Vranidoll!

Përuruam objektin e ri të SHFMU “Nënë Tereza” në fshatin Vranidoll. 161 nxënës të këtij fshati do të kenë një ambient krejtsisht të ri, më të përshtatshëm dhe afër shtëpive pa pasur nevojë të udhëtojnë çdo ditë në fshatrat e tjera. Dëshmi kjo e angazhimit tonë për të ofruar mjedis më të mirë arsimor në gjithë Kryeqytetin.

Kjo shkollë ka sipërfaqe 1500 metra katrorë dhe 500 metra katrorë shtesë të dedikuar për sallën e sportit.

Kemi krijuar një hapësirë ku mund të lulëzojë dija dhe nxënësit tanë mund të shndërrohen në qytetarë të përgjegjshëm.

Drejtoria e Arsimit

Besianë Musmurati

#prishtinapraktike????
#prishtinaepërjetimeve????

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img