Në pritje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ashtu siç e ka zakon, Edi Rama doli deri te shkallët e Kryeministrisë për ta pritur mikun nga Prishtina, me të cilin u përqafua ngrohtësisht.
Rama përqafohet me Thaçin, por ja si e pret edhe ish-këshilltarin e Berishës dhe ish-deputetin
Gjatë takimit të delegacionit nga Kosova, ajo që ra në sy ishte takimi i Ramës me një prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri Nurellari. Siç duket edhe nga video, Rama me Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim. Për ata që nuk e njohin, Nurellari ka qenë një prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bëhej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Ndërkohë që një përfaqësim ka patur edhe me Qemal Minxhozin, i cili më herët ka qenë deputet në radhët e PS-së dhe tashmë ambasador i Shqipërisë në Kosovë.