Site icon PrishtinaPress

Rama përplaset me gazetarin në Britani: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova

epa10310078 Albania's Prime Minister Edi Rama poses for a photo before the Norway - Western Balkans Renewable Energy Conference in Belgrade, Serbia, 17 November 2022. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Londër, ka zhvilluar një bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”.

Rama, gjatë këtij bashkëbisedimi ka folur edhe për Kosovën, e pikërisht për këtë u përplas edhe me një gazetar për emërtimin e Kosovës duke i thënë se nuk thuhet Kosovo por Kosova, shkruan Euronews, transmeton prishtinapress.net.

“Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik është një vend simotër, është gjithçka nuk është vend mik. Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne Shqiptarët kemi dy shtete 4 kryeministra në Ballkan. Mësoje thua me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura ajo e integrimit të plotë me BE-në.”, u shpreh Rama.

Më tej ai nënvizoi se Kosova dhe Shqipëria janë një komb që jeton mes dy shtetesh.

prishtinapress.net

Exit mobile version