Site icon PrishtinaPress

Rama përkujton Adem Jasharin në 68 vjetorin e lindjes së tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin për ditën e lindjes së tij.

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se Adem Jashari iku nga kjo botë duke e lënë trupin pajetë si monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku e mbante flamurin kombëtar.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit. LAVDI”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version