1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Për Vuçiqin, zgjedhja e parë është paqja

Kryeminstri Edi Rama, në hapjen e samitit “Open Balkan” në Beograd, u shpreh se “është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia”.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe vende si Turqia dhe Italia. Kur po diskutonim Ballkanin e hapur, një kryeministër i një vendi të BE-së, më tha pse nuk ishin ftuar. Më vjen shumë mirë që duan të ftohen në Ballkanin e hapur gjithmonë e më shumë vende që i përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohemi”, tha Rama.

Më tej, ai vlerësoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Sot, ne vijmë këtu pas një pasditeje për t’u mbajtur mend. Në Panairin e verës pamë në të njëjtën hapësirë dhjetra shefa kuzhine të vendeve tona, në një zonë me një organizim fantastik. Dje nisi të zhvillohej një tjetër potencial i madh ekonomik dhe turistik. Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin Kosovë-Serbi dhe dita e djeshme tregoi qartë se cila është zgjedhja e Ballkanit të hapur. Sot e them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është ide e Ballkanit të hapur. I shpreh respektin tim Presidentit të Serbisë, që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë: që zgjedhja e parë është paqja. Natyrisht që kjo nuk zgjidh gjithçka dhe as nuk e bën çështjen që neve na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, tha kryeministri Rama./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img