2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rama për vijat e kuqe: Askush s’e kishte besuar që Kurti do të ulej me Vuçiqin, ndoshta përveç meje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për KDP ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëveshjen që është arritur gjatë muajit mars në Ohër.

Kur ka folur për Asociacionin, Edi Rama ka thënë se është një marrëveshje e nënshkruar dhe ka një rëndësi të veçantë për arsye se është maksimumi që Kosova mund të bëjë në adresim të Serbisë. Kur e ka thënë këtë, Rama ka shtuar se ky është minimumi që Kosova duhet të bëj, meqë deri dje askush nuk e çonte në mend që Kosova mund të ishte e pavarur.

Rama thotë se Serbia po dorëzohet përballë këtij realiteti dhe pavarësisht atyre që thotë Vuçiq, njohja do të ndodh.

“Tani, Asociacioni është një marrëveshje e nënshkruar dhe ka një rëndësi të veçantë për faktin se është maksimumi që Kosova mund të bëj në adresim të Serbisë, edhe pse bëhet fjalë për komunitetin serb në Kosovë. Pra, kur mendon që ky është maksimumi që Kosova duhet të bëj, atëherë është minimumi që Kosova duhet të bëj. Në sensin që deri dje, Serbia, jo Serbia, po e gjithë bota, as nuk e çonte dot nëpër mënd që Kosova mund të ishte e pavarur. Sot Kosova është e pavarur dhe Serbia që po dorëzohet përballë një realiteti që nuk e ndryshon dot. Pavarësisht që këmbëngul që të mos ndodhë, edhe vet Serbia, gjë që unë e kam dëgjuar edhe nga goja e Presidentit të Serbisë, në një konferencë shtypi që dha mbas asaj dite të gjatë të marrëveshjes, do të ndodhë, edhe unë nëse s’e firmos, keni parasysh që kjo do të ndodhë! Pra, sigurisht që Asociacioni është një çelës shumë i rëndësishëm për ta kyçur marrëveshjen”, ka thënë Rama për KDP.

Kur ka folur për vijat e kuqe të Kurtit dhe Vuçiqit, Rama ka thënë askush se kishte menduar që Albin Kurti do të ulej në tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Kur e thotë këtë, Rama përjashton veten meqë thotë se e kishte menduar që një gjë e tillë do të ndodhte.

“Mirë, mirë, dakord. Tani, do t’i përmendin të gjitha, por problemi është që thelbi është i përmirësuar ndjeshëm. Kush e mendonte deri dje që Albini do të ulej me Presidentin e Serbisë? Askush! Ndoshta, përveç meje! Dhe, unë e kam menduar që kjo do të ndodhte. Se si dhe kur do të ndodhte, sepse s’ke ku shkon. Domethënë, këto idetë ekstravagante me kthim kurrizi në një botë që është gjithnjë më shumë e lidhur në mes të Europës dhe me aleatët dhe me partnerët që ne kemi, ne dhe Kosova, nuk janë funksionale. Janë funksionale në opozitë, po nuk funksionojnë kurrë kur ti je duke qeverisur”, ka shtuar tutje Rama.

Rama në këtë intervistë e ka pranuar se nga Beogradi ia kanë thënë që Serbia më lehtë do ta pranonte që Kosova t’iu bashkohej Shqipërisë sesa që ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, megjithatë potencon se Serbia s’ka ku shkon pa e pranuar që Kosova është një realitet i pakthyeshëm, me apo pa njohjen e Serbisë.

“E di, e di këtë gjë. E kam dëgjuar edhe nga miqtë e mi në Beograd! Problemi është që kjo rrugë nuk është një rrugë dëshirash që iu duhen plotësuar plotësisht të gjithëve, është një rrugë kompromisesh, por këto kompromise, le ta themi deri në fund e mos ta harrojmë kurrë, sado të dhimbshme të jenë për Kosovën, janë, janë “çaj kamomili” në raport me çfarë Serbia duhet të pranojë dhe, s’ka ku shkon pa e pranuar që Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe që Kosova, e njeh, s’e njeh Serbia, ka të drejtën e vet të qëndrojë aty, me pëlqimin e Serbisë, edhe pse pa firmën e Serbisë! Është big!”, ka theksuar Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img