Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamjet se si do të duket projekti i Tregut të Gjelbër, duke thënë së tregu i ri do të ketë kushte më të mira infrastrukturore dhe pastërti të duhur.
Ai tha se kanë nisur procedurat për realizimin e këtij projekti.
“Javë më parë e pastruam ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime”, ka shkruar ai.
