2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama për subvencionin për qentë: Gjoba të mëdha për ata që i marrin dhe i lëshojnë në rrugë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se do ketë gjoba të mëdha për ato familje që kërkojnë subvencion nga komuna për adoptim të qenve e më pas i lëshojnë në rrugë.

Komuna ka bërë të ditur se do ndajë 50 euro në muaj për qytetarët/familjet që adoptojnë një qen endacak.

“Problemi me qen është i madh, mënyra si është trajtuar deri tani nuk ka pas sukses. Ne në bazë të kalkulimeve nga Organizata joqeveritare kemi të dhëna për mbi 3,000 qen endacak”– tha Rama.

“Qenit i vendoset çipi pastaj nëse gjendet në rrugë do ketë gjoba për ato familje që i marrin dhe i lëshojnë prapë”-tha Rama.Rama theksoi se kjo ka kosto, por është për kushte më të mira për qentë.

Sipas kryetarit, ky hap është marr për siguri më të madhe ndaj qytetarëve.

“Siguria e qytetarëve është prioritare, nuk duam që qentë në rrugë të keqtrajtohen sepse ata bëhen agresiv dhe sulmojnë”- shtoi ai.

Rama tha se qytetarët që marrin qen endacak lidhin kontratë me komunën ku marrin edhe përgjegjësi ndaj qenit.

“E jona është te zgjidhim problem me qen, dhe me anë të një kontrate ku edhe merr përgjegjësi ndaj atij qeni, madje edhe penale”- shtoi Rama.

Derisa, qytetarët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket këtij vendimi të komunës, disa e konsiderojnë si hap të mirë por edhe ka prej atyre që u duket e papranueshme që të ndahen më shumë para për një qen sesa shtesa për fëmijë.Ka qytetarë që janë edhe skeptikë nëse do mund t’i zbusin këta qen endacak.

Elza Ramadani nga OJQ ‘Fondacioni për të drejtat e kafshëve’ në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se qytetarët që duan të adoptojnë qen, duhet të monitorohen.

“Mendoj se në përgjithësi është iniciativë e mirë që mi subvencionu dhe me ju ndihmu qytetarëve duan të adoptojnë qen dhe ti mbajnë në shtëpi, por subvencionimi i tillë duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe i planifikuar mirë, komuna duhet të paraqesë disa kushte paraprake për ata që duan të adoptojnë qen, të kenë oborr të rrethuar, mos ta mbajnë në kushte të këqija, te monitorohet vazhdimisht prej Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inspektorëve veterinar apo komunal”- ka thënë Ramadani.

Komuna do hap një ueb-faqe ku qytetarët do mund të bëjnë përzgjedhjet për adoptimSipas të dhënave një familje mund të marr deri në 5 qen endacak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img