0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama për Open Ballkanin: Është rruga e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur edhe në Prishtinë qëndrimin e tij për Ballkanin e Hapur.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Kryeministri i Kosovës Albin kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë dalë në konferencë për media.

Rama ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për Ballkanin e Hapur, para Kryeministrit Kurti.

“Kam pasur shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta edhe përmes rrjeteve sociale këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve dhe të ngjyrimeve, një ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet ballkani i hapur me Serbinë? Dhe përgjigja e ime është se tani jam më i bindur se që isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë. Dhe kur them rruga jonë, them rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët, dhe ka një dallim sipas meje, në mes të nacionalizmit dhe patriotizmit. Nacionalizmi do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë të duash ta shohësh vetën mirë”, ka deklaruar Rama.

Rama tha se në këtë pikë ka mosdakordësi me Kurtin, por sipas tij, kjo është e natyrës politike dhe duhet të trajtohet si e tillë.

“Natyrisht se kemi një mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, dhe është e rëndësishme që ta kuptojnë të gjithë se kjo është mosdakordësi e natyrës politike dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë, dhe për sa ju mund të shikoni dhe sa ju nuk shikoni, marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre, na fakti se kemi një mosdakordësi të kësaj natyre”

“Ndërkohë që themeli i dakordësisë tonë është e një natyre tjetër, jo politike, por kombëtare, vëllazërore, dhe është përtej çdo mosdakordësie të mundshme politike. Ai është themeli që përcakton karakterin strategjik të marrëdhënies tonë për bashkësinë e interesave dhe qëllimeve kombëtare”, deklaroi Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img