Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, shkroi Rama në Twitter.
Delegacionet e Kosovë dhe Serbisë miratuan sot në Bruksel udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes energjetike të miratuar në vitin 2013.