-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama për Kurtin e Osmanin: S’kanë kërkuar konsultim për situatën në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur komunikim me Qeverinë shqiptare për situatën e cila është krijuar në veri.

Rama tha se nuk ka pasur kërkesë nga ana e Kurtit për kërkesë për konsultim.

“Jam takua me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kemi patur diskutime për këtë çështje, pasi janë ata që vendosin nëse duhet t’i diskutojnë apo jo. Nuk kam marrë dhe e shoh se çfarë po ndodh, nuk shtë se ata janë fshehur dhe janë të qartë në atë që thonë. Nuk kemi patur komunikim, pasi është një çështje që është përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe Presidencës së Kosovës, janë ata që vendosin nëse duan apo jo të flasin për këtë çështje. Nuk jam unë ai që u them ore çfarë do bëni. Ju po e thoni vet në më mënyrën tuaj atë që unë thash në mënyrën time.”, ka thënë Rama në Tv Klan.

Ai tha se është e drejta e tyre të mos konsultohen dhe të na bëjnë të ditur përmes mediave.

“Kosova është konsultuar kur ka dashur dhe nuk tani nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua dhe është në të drejtën e vet pasi është shtet më vete. Ne nuk jemi fare indiferent. Nuk ka patur një diskutim se nuk e kanë kërkuar dhe nuk jam unë ai që duhet tua dërgoj një diskutim të tillë. Janë ata që janë në krye të një shtetit demokratik dhe nuk jam unë babai i Kosovës. Është e drejta e tyre që mos të konsultohen dhe është e drejta e tyre që të na bëjnë me dije edhe nëpërmjet mediave”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img