Site icon PrishtinaPress

Rama: Për herë të parë zjarrfikësve të kryeqytetit iu sigurohet shujta ushqimore

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se për herë të parë zjarrfikësve të kryeqytetit iu sigurohet shujta ushqimore.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka njoftuar se kryeqyteti ka ndarë buxhetin dhe ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për të mbuluar shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrfikësve.

“Sot, drekova me Brigadën Profesionale të Zjarrëfikësve të Kryeqytetit në drekën e përgatitur nga Kuzhina Qendrore Sh. A. Kryeqyteti ka ndarë buxhetin dhe ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për të mbuluar shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrëfikësve. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka brenda mundësive për të ofruar kushtet sa më të mira të punës për zjarrëfikësit tanë”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version