Site icon PrishtinaPress

Rama për Haradinajn: Ia futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar një deklaratë që kishte bërë ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin e Berlinit, ndonëse s’ia ka përmendur emrin, por vetëm i është referuar si “lider kosovar”.

Sipas Ramës, Haradinaj me deklaratën “mu nuk më han luli për kta!”, e kishte humbur rastin që t’ia hiqte vizat Kosovës. 

“Po a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare dhe a mund të prosperojë kombi shqiptar, duke u ftohur e siç i themi ne, duke “i treguar babait arat”, kur flet me Amerikën, Gjermaninë, Francën a me vetë Bashkimin Europian?

E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version