Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një reagim pasi aktualisht është duke u mbajtur një Marsh për Drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Procesi gjyqësor do të fillojë nesër ndaj tyre, kurse Rama në një postim në Twitter ka pyetur se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale?
“Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, shkroi Rama, teksa shpërndarë një lajm të agjencisë së lajme “Reuters” rreth gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.