Site icon PrishtinaPress

Rama: Për 3 policët do të veproja si Kurti, s’ka as “Open Ballkan” pa u liruar ata

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se aktualisht raporti i vetëm në mes të shtetit që drejton dhe Serbisë është vetëm për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe për asgjë tjetër. Rama ka thënë se s’mund të ketë kurrfarë raporti tjetër në mes të Tiranës dhe Beogradit, derisa nuk lirohen tre policët e Kosovës.

Çdo ditë që kalon, Rama thotë se është e dëmshme për Serbinë, rajonin dhe për procesin e “Open Ballkan”.

“Serbia duhet të angazhohet shumë më seriozisht në marrëdhëniet me ne. Janë tre njerëz që mbahen atje nga një shtet, se s’kanë bërë asgjë. Dhe mbulohet kjo me jo u arrestua kjo, u arrestua ai. Një shtet demokratik, edhe sikur të jenë të vërteta ato që thuhen për arrestimet nga forcat legjitimet të sigurisë në Kosovë, nuk reagon një shtet duke bërë simetri, ti po kap të mitë, unë po kap të tutë.

Shtet demokratik, respekton të drejtat e njerëzve.

Sa kohë ata njerëz janë atje, raportet tona janë pa asnjë gjë të re, përkundrazi, marrëdhëniet tona me Serbinë sot është vetëm për këtë çështje. S’kemi asnjë marrëdhënie tjetër për asgjë tjetër. Uroj që lirimi të ndodh sa më parë. Çdo ditë është shumë e dëmshme, për vetë Serbinë, për rajonin, për këtë proces (Open Balkan). Është vetëm keq. Asnjë lloj të miri s’ka, asnjë lloj përfitimi s’ka, duke mbajtur në burg tre polic të një shteti tjetër për shkelje kufiri. S’bëhet fjalë për të pasur asnjë zhvillim tjetër në raportet tona, pa u zgjidhur kjo. S’është ultimatum, as kërcënim. Është vetëm pasojë e një fakti”, ka thënë Rama.

Ai tutje ka thënë se është i hidhur me komentet që jep për kryeministrin Albin Kurti, por thotë se për rastin e tre policëve do të bvënte absolutisht të njëjtën gjë.

“Pa u liruar ata tre, s’do të bëja asgjë. S’janë tre njerëz që i kanë kapur me pretendimin se kanë bërë krime, siç është rasti i atyre që janë arrestuar në Kosovë”, ka thënë Rama.

Exit mobile version