Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se qytetarët e kryeqytetit nuk do të mbeten pa shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të sabotuar pastrimin për arsye politike, raporton PrishtinaPress.
Ai ka shtuar se angazhimi i operatorit privat, i cili është bërë për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave, ka sjellë përmirësime të dukshme, dhe ky shërbim mbështet kompaninë “Pastrimi”, jo e zëvendëson atë.
Rama ka bërë thirrje që të mos politizohet ky shërbim dhe ka dënuar përhapjen e dezinformatave për të krijuar panik tek qytetarët.