0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Pas 2 satelitëve, Shqipëria do marrë edhe dronë të armatosur

2 satelitë do të jenë shumë shpejt në hapësirë për të monitoruar të gjithë territorin e Shqipërisë. Pas firmosjes së marrëveshjes në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama tha se pas satelitëve, do të vijnë dronë të armatosur nga Turqia.

Me lëshimin e këtyre satelitëve hyjmë në një epokë tjetër në funksion të forcimit të shtetit dhe të barazisë përpara ligjit por dhe në funksion të të drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore.

Satelitët shumë shpejt do pasohen nga dronët. Dronët të cilët me zhvillimet e reja ne e kemi vendosur t’i kompletojmë dhe t’i marrim dronë të armatosur. Natyrisht dronët e armatosur janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet në përputhje me satelitët duke qenë në dinamikë të vazhdueshme dhe duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave. Edhe dronët do të jenë në dospozicion. Proceset janë të tilla që jo gjithmonë arrin t’i mbyllësh atëherë kur i parashikon sepse kanë burokraci. Këtë e kam për ata që filluan të përqeshin kur u kalua një afat i parashikuar për lëshimin e satelitëve. Sot jemi këtu me një rezultat pozitiv që na jep mundësinë të shikojmë të lehtësuar qysh prej vitit që vjen pozicionin tonë në luftën për kontrollin e plotë mbi territorin dhe në funksion të rritjes së kapaciteteve shtetërore në të ardhmen në të gjithë sektorët horizontalisht. Shqipëria dhe shteti shiqptar janë më të fortë në këto instrumente”, u shpreh Rama./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img