Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.
Ai renditi aktivitetin dhe arritjet e shqiptarëve në Itali, që sipas tij mbetet një prej komuniteteve më të integruara në shtetin fqinj.
“Jeni afro 700 mijë banorë, me leje të rregullt qëndrimi, jeni qytetarë dhe me të drejtë vote në vendimmarrjet demokratike të këtij vendit . Sipërmarrjet se shqiptarëve që kontribuojnë me taksat janë mbi 40 mijë. Studentët shqiptarë janë 10% e gjithë studentëve të huaj nga vendet jashtë BE, dhe mes të gjithë komuniteteve të huaja, ai shqiptare renditet me rezultate më të mira”.
“Janë 421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur për pensionet me Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj në Itali, mike e paepur e Shqipërisë, që është dhe një zëdhënëse e fortë e jona në BE, Georgia Meloni, ne ja dolën të vendosim më në fund një gur të çmuar dhe të munguar në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar për këtë atdhe të dytë tuajin”, është shprehur tutje ai.