Një vajzë 11 vjeçe dyshohet se është dhunuar për 7 orë në Prishtinë dhe të dyshuar janë pesë persona.
Për këtë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili është shprehur i tronditur nga rasti.
“Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, na ka tronditur të gjithëve. Jam thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe ftoj organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla.”, ka shkruar ai.
Rama the duhet bër më tepër për t’i dhënë fund abuzimeve.
“Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për t’i dhënë fund këtyre abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit që lejon që këto akte makabre të vazhdojnë të ndodhin. Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më.”, shkroi ai.
Po ashtu Rama është zotuar se do të punoj në rritjen e bashkëpunimit me organe të rendit për të parandaluar raste të tilla.
“Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri! Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat”, përfundoi Rama.