Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hapësira publike që gjendet prapa ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia” do të rinovohet së shpejti.
Ai ka thënë se po punohet që kjo zonë të kthehet në një vend rekreativ me kalldrëm e gjelbërim për t’ia kthyer gjallërinë e bukurinë.
“Hapësira publike, e cila gjendet prapa ish-shtëpisë së mallrave ‘Gërmia’ shpejt do të marrë krejt pamje tjetër.
Jemi duke punuar që këtë zonë ta kthejmë në një vend rekreativ, me kalldrëm e gjelbërim për t’ia kthyer gjallërinë e bukurinë”, shkroi Rama.