Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke u renovuar tri shkolla të Kryeqytetit.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook duke theksuar se ato shkolla janë më të rëndësishmet.
Punimet për renovimin e shkollave po bëhen duke shfrytëzuar pushimet dimërore.
“Gjatë pushimit dimëror të nxënësve, jemi duke renovuar tre prej shkollave tona, ndër më të rëndësishmet: ShFMU “Faik Konica”, Gjimnazi “Eqrem Çabej”, SHFMU”DITURIA”Shkabaj, me qëllim që të sigurojmë mjedise më të sigurta, më të rehatshme dhe më të përshtatshme për nxënësit tanë”, ka shkruar Rama.