1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Nga zgjedhjet duhet të dalë e fituar Shqipëria, jo vetëm partia fituese

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka komentuar ecurinë e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri duke bërë thirrje që procesi i numërimit të votimit të përcillet me qetësi nga të gjitha partitë politike në vend dhe se nga këto zgjedhje fituese duhet të dalë i gjithë vendi dhe jo vetëm partia fituese.

Ai në një konferencë për media pak pas përmbylljes së procesit të votimit nuk ka dashur të komentojë rezultatet e exit-polleve që tregojnë PS-në parti fituese të zgjedhjeve, duke thënë se populli ka folur tashmë me votën e vet dhe se duhet pritur procesi i numërimit.

“Dua njëkohësisht t’iu them të gjithëve, në rend të parë, socialistëve se vota janë në kuti se populli ka folur dhe tash duhet të dëgjojmë popullin, dhe se detyra jonë dhe e çdo vëzhguesi në qendër numërimi është në me përgjegjësinë më të lartë qytetare të kontribuojë për të numëruar votat në mënyrë korrekte që janë në kuti dhe hamendjet, exit-pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisës përsëri, i përkasin arsyetimeve të para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultat i ndeshjes”, ka thënë Rama.

Rama ka vlerësuar ecurinë e procesit të sotëm zgjedhor si të mirë dhe ka shfaqur bindjen se kjo do të vazhdojë deri në fund të këtij procesi kur edhe do të shpallen rezultatet përfundimtare.

Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë, falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve, duhet të jetë edhe vazhdimi i procesit dhe nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin””, u shpreh Rama.

NDryshe, Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate, raporton KP.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img