Kryeministri Edi Rama ashtu siç u raportua edhe nga i dërguari në Stamboll i Top Channel, Muhamed Veliu mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.
“Ju falenderoj për reagimin e menjëhershëm për tragjedinë që theu zemrën e vendit tim, ju ishit atje për të na ndihmuar për 26 nëntorin, nuk gjej dot fjalët se sa shumë do të thoshte për në angazhimi juaj personal dhe i njerëzve tuaj që erdhën me shpejtësi të plotë, që vunë jetën e tyre në rrezik për ne. Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’iu drejtuar një forumi kaq special”, tha Rama.
Kryeministri tha më tej se: “Pas 26 nëntorit me 51 të vdekur mbi 900 të plagosur qëndroj para jush për tju kërkuar ndihmë. Falenderoj secilin prej jush, vëllezërve tanë qoftë bamirësia juaj e pranuar. Ishin të shumtë ata që kanë ndihmuar, të moshuara me një pension të vogël, kanë ndihmuar gjithashtu, të rinj e të reja në diasporë kanë ardhur e kanë punuar vullnetarisht.
Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini tju kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa të Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur tju falenderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”.