Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave mund të merren 18 lokacione të ndryshme
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga 1 janari, qytetarët mund t’i marrin faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave në 18 lokacione të ndryshme.
Postimi i plotë:
Nga 1 Janari, mund t’i merrni faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave në 18 lokacione të ndryshme, direkt në bashkësitë lokale! 🏠📄
Sherbimet më afër jush – për ta bërë gjithçka më të lehtë dhe më të shpejtë. 🚶♂️
�Decentralizim që kursen kohë dhe ul ngarkesën në objektin kryesor. ⏳
Më afër, më lehtë, më shpejt!