-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi

Qeveria do të krijojë një platformë për emigrantët shqiptare, të cilët duan të njihen me vendet vakante të punës në Shqipëri, kryesisht në sektorin e shërbimit dhe ndërtimit.

Kjo iniciativë u zbulua nga kryeministri shqiptar Edi Rama në podkastin e kësaj të shtune, ku të ftuar ishin dy baristë që jetonin jashtë.

“Ne jemi duke u përgatitur të hapim një dritare për të gjithë ata që janë në emigracion, në turizëm dhe ndërtim. Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi dhe të mos vish këtu ku kërkesa është e madhe dhe pagat janë super. Këtë dritare duan ta hapin në Athinë në Milano, Gjermani.. për ti dhënë ofertat konkrete të tregut”.

Rritja e pagave në sektorin e turizmit thotë kryeministri është një arsye më shumë se përse shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të kthehen në atdhe.

“Mesa shoh këtu, pagat në këtë sektor ri janë konkuruese me Athinën. Rrinë andej, paguajnë qera më të rënda, taksa, transport dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri ku pagat janë realisht konkuruese”.

Rama vlerësoi edhe rritjen ekonomike që erdhi numri I lartë i turistëve teksa thekson se tregu vendas ka nevojë për njerëz të kualifikuar, të cilët kanë të njëjtin standart të trajtimit financiar si në vendet e Bashkimit Europian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img