2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama në Sarajevë: Nuk është sekret se ne mbrojmë interesat e Kosovës

Nuk është sekret se ne mbrojmë interesat e Kosovës dhe përmes Procesit të Berlinit duam të arrijmë lirinë e lëvizjes në mënyrë që lëvizja të bëhet vetëm me letërnjoftime, tha kryeministri shqiptar Edi Rama në Sarajevë, pas takimit me kryesuesen e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto, më 7 korrik.

Ai tha se ka ardhur në Sarajevë për të informuar kryetaren e Këshillit të Ministrave për Procesin e Berlinit në Tiranë në tetor të këtij viti.

“Shpresoj që Bosnja dhe Hercegovina të nënshkruajë një marrëveshje të tillë sipas modelit të Serbisë. Në tetor në Tiranë duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët për të gjitha çështjet që na shqetësojnë dhe të ngremë çështje që na shqetësojnë të gjithëve së bashku”, tha Rama, shkruan “Evropa e Lirë” në gjuhën serbe.

Kryeministri i Shqipërisë, gjatë turneut të tij nëpër kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, më parë ka vizituar Shkupin dhe Prishtinën, ndërsa pas Sarajevës do të shkojë në Podgoricë dhe Beograd.

Turneu i Ramës në Ballkan synon të informojë vendet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit.

Rama tha gjithashtu se Shqipëria dëshiron të forcojë bashkëpunimin mes atij vendi dhe Bosnje-Hercegovinës dhe se po punohet për hapjen e një ambasade të Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë.

Krishto nga ana e saj tha se ata diskutuan për “marrëdhënie të mira dhe miqësore midis Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë”.

“Nuk kemi çështje të hapura. Ne theksuam bashkëpunimin rajonal dhe mbetemi të përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit”, tha Krishto.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img