Site icon PrishtinaPress

Rama në Samitin e NATO-s takohet me Erdogan, flasin “veçanërisht për Veriun e Kosovës”

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Rama tha se temë e takimit me të do të jetë situata në rajon me theks Veriu i Kosovës.

“Vilnius, Lituani –  Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi të takimit.

Në Vilnius janë mbledhur liderët e shteteve anëtare të NATO-s me temë kryesore Ukrainën.

Exit mobile version