1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rama në OKB përmend strehimin e hebrenjëve dhe afganëve – thotë se burimi i frymëzimit të Shqipërisë është Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e Samitit për të Ardhmen në selinë e OKB-së në New York, SHBA.


Teksa foli për sigurinë në botë, kreu i qeverisë u shpreh se edhe pse vendi ynë është i vogël, ka përcjellë mesazhe të mëdha, teksa përmendi strehimin ndaj popullit hebre dhe afganistanëve.

“Një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar. Jemi buzë një rreziku dhe askush nuk është i sigurt, sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, nëse nuk përballemi me to do të dështojmë. Veprimi ndërpalësh është nevojë!

Fjalët e mira duhet të transferohen në vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por ka përcjellë mesazhe të mëdha. U shndërrua vendi i madh në Evropë që strehoi hebrenjtë. Pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, ne strehuam mijëra afganë. Shqipëria i dha botës Shenjtoren Nënë Terezën. Ky është burimi i frymëzimit tonë”, u shpreh Rama./TCH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img