Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Mynih të Gjermanisë.
“Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.”, shkroi Rama në Facebook. /Telegrafi/