Site icon PrishtinaPress

Rama në Londër, afër dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë, Trump dhe Erdogan

Është duke u zhvilluar Samiti i NATO-s në Londër, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Para nisjes për në këtë samit, Rama tha se do të angazhohet personalisht ëpr të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar që nga tërmeti i së martës së kaluar.

Rama gjithashtu deklaroi se ka pasur mbështetjen e të gjithë liderëve nga mbarë bota, që të organizohet një konferencë e madhe donatorësh për tragjedinë e fundit në Shqipëri.

Rama shtoi se ka biseduar me Donald Trump dhe Rexep Tayyip Erdogan që të shikohet kjo dhe se reagimet ishin pozitive.

Por tashmë Rama është parë mjaftë i afërt me dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë, pikërisht në Londër, shkruan Indeksonline.

Siç duket afërsia e treshes tashmë është në nivel domethënës dhe se ky samit vetëm sa po afron marrëdhëniet e këtyre tri vendeve, e që ndoshta ndihma drejt Shqipërisë vetëm sa do të rritet.

Exit mobile version