Në Prishtinë po mbahet kampi veror për fëmijët e komuniteteve, i organizuar nga Organizata Joqeveritare, “The Ideas Partnership”.
Kampin veror për fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë, në Toukbashqe, e ka vizituar sot gjatë ditës edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama, raporton Klankosova.tv.
Ai tha se aty ka takuar shumë talentë në shumë lëmi.
“Vizituam kampin veror të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë i cili po mbahet në Toukbashqe, i organizuar nga OJQ ‘The Ideas Partnership’. Jam i lumtur që sot takova talentë të shumtë në sport, shkencë e lëmi tjera”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.