Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian.



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian.
Rama është takuar me disa liderë nga rajoni e nga Evropa.
Një takim i ngrohtë ka qenë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn. Nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me Orbanin apo Macronin, shkruan “BalkanWeb”.Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Por Rama ka gjetur dhe një kohë për t’u ulur dhe me Presidentin e Serbisë Alleksandar Vuçiq. Gjatë bisedave me Orbanin nuk kanë munguar dhe të qeshurat.Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i i Ukrainës, Volodymyr Zelensky
Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.Kryeministri Edi Rama në takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në Hungari
Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale. /bw