Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka mirëpritur në takim themeluesin e festivalit “Sunny HIll”, njëherit edhe babain e këngëtares së famshme shqipëtare, Dua Lipa.
Përparim Rama e cilësoi Lipën, si shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri, ai në shenjë vlerësimi për këtë kontribut të dhënë për Kryeqytetin, nderoi atë me Çelësin e Kryeqytetit.
“Dukagjin Lipa, apo siç e njohim të gjithë me Dugi, është shembulli më i mirë i ndikimit pozitiv në shoqëri. Përmes kontakteve të tij personale në nivel ndërkombëtar, Dugi ka arritur të ndryshojë mjedisin tonë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre”, shkruan Rama.