Site icon PrishtinaPress

Rama nderon ish-presidentin Rugova: Njeriu që vuri themelet e shtetit tonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugovën.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Rugova ishte njeriu që vuri themelet e Kosovës, dhe është figura e veçantë e popullit.

“Në 18 vjetorin e vdekjes, nderuam figurën e veçantë të popullit tonë, njeriun që vuri themelet e shtetit, paqësorin, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar Rama.

Më tutje ai tha se Rugova si një udhëheqës i mençur dhe i qetë, i udhëhoqi përmes sfidave të mëdha, duke ruajtur shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur.

“Si një udhëheqës i mençur dhe i qetë, ai na udhëhoqi përmes sfidave të mëdha, duke ruajtur gjithmonë shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur.  Vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të mbesin përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, shkroi Rama.

Exit mobile version