0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk harroi të kujtonte zhgënjimin e përjetuar në Samitin e Brukselit, në Asamblenë e Federatës Botërore të Peshëngritjes që u zhvillua sot në Tiranë.

Rama në fjalën e tij përshëndetëse tha se “na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata”, raporton Indeksonline.

“Peshëngritësit tonë janë vërtet frymëzim, ata kanë pasur mundësinë të tregonin që edhe nga një vend fare i vogël si Shqipëria, dalin talente me punë të madhe e duke punuar fort, sepse kjo bën diferencën. Ndihemi krenar që kemi mikpritur këtë sukses, kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e federatës shqiptare Elez Gjozën. Po të kishim patur probleme me vizat ai na tha se do të përballeshim me muskujt e atletëve. Në rast se dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria” deklaroi kryeministri në formë shakaje, por më pas shtoi më seriozisht se “na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata. Këtu gjërat janë të thjeshta. Këtu miqtë janë Perëndia! Kjo bazohet te kushtetuta jonë e parë, të Kanunit, ku në paragrafin e parë thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut”, tha Rama.

Presidenti i ri i Federatës, Jalood Mohammed Hasan nga Katari falënderoi federatën shqiptare për organizimin, që sipas tij, do të kujtohet gjatë, edhe për një arsyeje praktike.

“Falënderojmë Shqipërinë, këto janë zgjedhjet më të mira të jetës time, në edicione të tjera shpesh herë na refuzohej viza dhe shumë vende nuk mund të votonin”, deklaroi Mohammed Hasan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img