9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Na duhet Policia e Kryeqytetit, Prishtina mbetet dytësore kur fokusi është në veri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama këmbëngul që të implementohet sa më shpejt Ligji për Kryeqytetin.

Autoritetet komunale kërkesën e tyre e bazojnë në tensionet në veri, të cilat sipas tyre e zbehin prezencën dhe efikasitetin e Policisë në kryeqytet.

Rama tha se tash është më se i nevojshëm implementimi i këtij ligji që Policia e Kryeqytetit të merret me problemet në Prishtinë. Ai ka përmendur sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, duke thënë se i gjithë fokusi kishte shkuar atje, duke e lënë Prishtinën në rend të dytë.

“Ligji për kryeqytetin tashmë ekziston. Këtij ligji normalisht i duhen disa amendamente, mirëpo pika kyçe që mendoj që duhet ta shtyjmë përpara sa më shpejtë është me që ta kemi edhe Policinë e Kryeqytetit. Policia e Kryeqytetit është më se e nevojshme dhe na duhet neve për sundimin e ligjit edhe në relacion me trafikun, në relacion me ndërtimet, në relacion me të gjitha gjërat jo ligjore apo jo legale që ndodhin në hapësirat e kryeqytetit, në mënyrë që ta lëmë të lirë Policinë e Kosovës që të merret me gjëra të tjera madhore, si për shembull, e patëm problemin me terroristë në pjesën e veriut të Mitrovicës dhe ku normal që fokusi është atje dhe Prishtina mbetet dytësore. Në momentin kur ne e kemi Policinë e Kryeqytetit, atëherë kjo polici do jetë gjithë kohën 24h vetëm për kryeqytet pra do punonte vetëm për kryeqytet edhe po them është e mirë edhe për kryeqytetin edhe për qytetarë por është e mirë edhe për Policinë e Kosovës po them edhe për Ministrinë e Mbrojtjes pra është mëse e nevojshme edhe duhet ta shtyjmë përpara dhe ta kemi këtë polici të kryeqytetit”, u shpreh Rama për EO.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritika përmosimplementimin e këtil ligji që u miratua gjatë kohës së Qeverisë Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Ligji për Kryeqytetin çdo herë ka qenë në sirtarët e Qeverisë, deri sa në krye të ekzekutivit ka ardhur Ramush Haradinaj.

“Ligji për Kryeqytet ka qenë në arkiva në folderë të qeverive të kaluara ka qenë Qeveria Haradinaj ajo që e ka miratu t’a jep rendin edhe vendin që e ka një kryeqytet ajo që mund të them se Ligji për Kryeqytet prej miratimit të vet ende nuk e ka marrë formën e vet ashtu si është ne funksion Parlamenti respektivisht Kuvendi i kryeqytetit duhet ta marr një mandat të vetin kur ja kemi dhënë financat na kemi mëndu që ta ngritin edhe nivelin e shërbimeve por edhe nivelin e përgjegjësisë sot ende vazhdon ai ligj që të jetë në letër por në zbatim shumë pak nuk ka dallim substancial edhe në këto dy vite por edhe më herët prej kur është miratuar”, tha Tahiri për EO.

E sa i përket amendamentit për Policinë e Kryeqytetit, Tahiri thotë se këto eksperimente nuk i nevojiten Policisë.

“Reduktimi i Ligjit për Kryeqytetet tek Policia tregon pa dituri tregon mungesë të vizionit dhe tregon një lloj qasje populliste. Përderisa policia ekziston a jemi duke folur për polici të rendit publik apo jemi duke fol për polici tjetër që ka funksione të tjera hierarkia e policisë  është e rregullume me ligjin e policisë edhe nuk bon të kemi eksperimente në këtë temë çështje tjera që ndërlidhën me rend mund të trajtohen por jo ekskluzivisht në polic për këto unë e kam pasur dhe e kam qëndrimin tim mendoj që ligji për kryeqytet ka shumë hapësirë me u shfrytëzua dhe me u forcu mekanizimi i asamblesë komunale mekanizmat e ekonomisë të drejtorive sepse ia kemi dhënë fuqinë e kemi ndarë e kemi veçua me ligj kryeqytetin dhe kur kanë mungesë vizonit thonë Policia Lokale duhet bërë me këtë ligj por kjo është vetëm një element por janë edhe shumë  çështje tjera që duhen trajtohen”, u shpreh Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img