Izolimi i kosovarëve nga Bashkimi Evropian me mosliberalizimin e vizave, për kryeministrin shqiptar Edi Rama, është një turp.
Këtë ai e shprehu gjatë pritjes së sotme të ambasadorëve në ambientet e kryeministrisë, me rastin e festave.
“Që populli i Kosovës ndalohet të lëvizi lirisht si gjithë të tjerët nuk mund të mos e ndaj me ju turpin që ndjej për BE në raport me këtë të vërtetë kaq të hidhur që është e vërteta e njerëzve të atij vendi”, tha Rama.
“Besoj që ky ndalim është një shprehjeje kuptim plotë e një dobësie që jo vetëm këtu, por sot manifestohet nga BE. Ndërkohë që Kosova si shteti më i ri i Evropës ka nevojë të trajtohet njerëzisht si të gjithë popujt e tjerë të Evropës”, shtoi ai.