0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama mesazh për politikanët e Kosovës: Rajoni i përket Procesit të Berlinit, jo ëndrrave të Kremlinit

Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social Twitter ka njoftuar se idenë e tij për një konferencë të nivelit të lartë ku Kosova dhe Serbia do të arrinin një marrëveshje, e ka mbështetur Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Ai tha se rajoni i Ballkanit Perendimor nuk po merret seriozisht, dhe se këtu nacionalizmat po luajnë me zjarrin, shkruan lajmi.net.

Rama po ashtu njoftoi se Shqipëria po bënë përgaditjet që të organizojë samitin e parë të Procesit të Berlinit në vendet e Ballkanit Perendimor

Kryeministri shqiptar u a tha troç edhe liderëve institucional të Kosovës që rruga e Kosovës është kah agjenda e Berlinit dhe jo në “ëndrrat e Berlinit”.

Postimi i plotë:

“Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel

Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal

Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian… Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë në Veriun e Republikës”, ka shkruar Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img