Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e parë për shtyp pas fitores së thellë të partisë që përfaqëson në zgjedhjet e 14 Majit.
“Vendosa të bëjë këtë konferencë shtypi sepse në një rast kaq të vecantë si ky nuk mund të bëja një fjalim fitoreje për një miting fitoreje. Kjo është një fitore e madhe për t’i festuar dhe vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti…” tha Rama.