Kryeministri Edi Ramam, duke folur në aktivitetin e “Policisë së Gjeneratës tjetër” tha se lufta me ata policë që shpërdorojnë detyrën nuk ka përfunduar.
“Është rezultat i një pastrimi shembullor që iu bë policisë duke përjashtuar 11% të trupës për shpërdorim detyre nga aktet më shembullore të shkeljes së Ligjit deri te abuzimet e vogla. Kjo nuk do të thotë që lufta e brendshme me këtë traditë të shpërdorimit të detyrës ka përfunduar. Është një luftë që vazhdon me vetëdijen, që sot ende në Policinë e shtetit shfaqen fenomene, me te cilat Policia është ndarë me vendosmëri dhe me një vullnet që dëshmohet përditë.
Nuk ka dyshim, dua që ta dëgjoni që në asnjë moment ne nuk kemi harruar që të çmojmë mundin e madh të të gjithëve; ju këtu atyre që bashkë me ju i kanë dhënë Policisë së Shtetit një fytyrë të re, duke qenë larg të qenit i shpërblyer.
Ne jemi larg së qeni një qeveri e përsosur, nuk ka qeveri të përsosur dhe çdo ditë e më shumë unë i besoj fjalës së Reganit: Qeveria nuk është zgjidhja është gjithmonë problemi, por problemi që shoqëria është e detyruar të bashkëjetojë”, tha Rama.
Për kreun e ekzekutivit forca kritike e Policisë nuk është opozita, por qeveria.
“Nëse ka një forcë kritike sot për çka duhet të bëjë më mirë Policia e Shtetit, për fat të keq, nuk është opozita, por jemi ne vetë. Nëse do të bënim një debat, për të shfaqur aftësinë vetëkritike do ta fitonim ne, nuk do ta fitonte opozita në vendosjen e gishtit mbi dobësitë, të metat dhe problemet e Policisë së Shtetit. E them këtë, sepse dua të them që ambicia jonë është shumë më e madhe dhe shumë më e fortë se çka kemi mundur të bëjmë deri këtu. Padyshim do të ishte shumë herë më mirë, nëse kjo ambicie e madhe për një Polici që nuk krahasohet me të shkuarën, por me më të mirën do të sfidojë nga ambicia e opozitës. Nga fuqia e analizës, e ideve dhe vizionit alternative të opozitës, për fat të keq sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë dhe energji negative.