Sot, Inspektorati i Kryeqytetit ka vazhduar aksionet për lirimin e hapësirave publike, duke shembur një lokal të ndërtuar në hapësirën e kalimit të banorëve të kompleksit “Santea” në lagjen Dardania, shkruan PrishtinaPress.
Ky veprim ka për qëllim rregullimin e hapësirave publike dhe garantimin e aksesit të lirë për qytetarët.
Aksionet e tilla do të vazhdojnë nëpër zona të tjera të qytetit për të eliminuar uzurpimet dhe për të siguruar funksionalitetin e hapësirave publike.