4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama kritikon Hekuran Muratin: Paratë janë për qytetarët, jo me i mbajtë turshi

Ndër të gjitha ministritë, është ajo e Financave e cila sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama nuk po e bën punën si duhet. Ai në “Debat Plus”, ka thënë se me ministrin Hekuran Murati, nuk ka bashkëpunim të mirë sikurse me ministritë tjera.

Rama u shpreh, se vetë ministritë e Qeverisë Kurti, ankohen për Muratin, duke thënë se është dorështrënguar.

“Duhet që fondet t’i kemi tash. Po them, që ministritë të ndryshme ankohen në ministrin  e Financave vet, është një ide e mbrapshtë me ruajt pare, paratë, taksat janë për qytetarët, nuk janë për me i mbajt turshi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me Ministrinë e Arsimit, kanë bashkëpunim të shkëlqyer, teksa ripërsëriti se Ministria e Financave është ajo që po sjellë probleme për kryeqytetin.

“Kemi bashkëpunim shumë të mirë, kemi filllu me ndërtu edhe shkolla edhe çerdhe me MAShT-in. Me gjitha ministritë kemi bashkëpunim të mirëfilltë, përveçse me Ministrinë e Financave. Po vazhdoj me besu që nuk është e qëllimshme, por është gabim teknik”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img