-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kosova, shembull i bashkëjetesës harmonike

Me rastin e seancës solemne për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Me këtë rast Rama ka theksuar se së pari uron të gjithë për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë dhe jashtë kësaj për këtë moment shumë të rëndësishëm, këtë ditë që është Dita e Pavarësisë.

“Së treti pasi kam pasur mundësi t’i uroj personalisht presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit,  uroj edhe  përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në këtë Kuvend për këtë ditë të shënuar pasi është një ditë që duhet të konsiderohet si një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë por edhe për serbët dhe për të gjithë të tjerët pasi dita e ditës, Kosova është një shembull i bashkëjetesës harmonike në mes të ndryshmëve dhe u provon të gjithë të tjerëve se kjo është vetëm jo e dëshirueshme por edhe e mundur. Së fundi edhe njëherë është kënaqësi gjithmonë e veçantë kur në formalizëm protokollar dhe për fjalën e bukur të rastit të jem në Prishtinë dhe është nder të jem sot këtu i ftuar në ceremoninë e ditës më të rëndësishme të Kosovës, bashkëkohore të Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Rama, shkruan Indeksonline.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img