0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm duke e bërë politikën e brendshme të jashtme dhe anasjelltas

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur lidhur me iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe raportin me Qeverinë e Kosovës.

Rama në Opinion tha se Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm.

Ai e argumentoi këtë deklaratë me faktin që prej vitesh në Kosovë politika e jashtme po bëhet e brendshme dhe anasjelltas, duke i bërë gjithmonë e më nervozë partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm duke e bërë politikën e brendshme të jashtme dhe politikën e jashtme të brendshme. Jo sot, por prej vitesh është bërë politika e jashtme, politikë e brendshme. As e ka penguar Serbinë që të vazhdojë me zhvillimet e veta dhe ndoshta është vendi që ka patur zhvillim të rëndësishëm në raport me veten, as e çon përpara kauzën e vet duke i bërë gjithmonë e më nervozë partnerët ndërkombëtarë. Ka patur gjak thoni ju”, tha ai.

“Patjetër duhet kërkuar falje, çështja është si e bëjmë ne Serbinë të kërkojë falje dhe kur Serbisa duhet ta kërkojë faljen. Qasja jonë është që ta çojë çështjen edhe politike të kombit shqiptar drejt zgjidhjes, sepse është qasje diplomatike. Nuk është një qasje që imiton luftën dhe luftë nuk është”, tha ndër të tjera Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img