1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kosova dhe Serbia ta tejkalojnë konfliktin për të mos lejuar Rusinë në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mosmarrëveshjet, siç është shprehur ai, për t’i pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

Këtë, kryeministri Rama e ka thënë gjatë një diskutimi në kuadër të forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024, i cili po mbahet në Pragë.

“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë, dhe që përveç aspektit ekonomik, ai ka thënë se nuk sheh dallim të madh mes rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

“Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë ai.

I pyetur nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për t’u përzier në çështjet e brendshme të Shqipërisë, ai tha se Shqipëria nuk është e interesuar në të, “nuk ka oreks, prandaj Rusia nuk gjen shumë njerëz për t’i shërbyer qoftë edhe për para”.

“Kemi pasur diçka (ndikim rus) por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, prandaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO, dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”, është shprehur Rama./Euronews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img