Site icon PrishtinaPress

Rama: Koncertet e festivalet tash e tutje do të realizohen në skenën e re të krijuar në Pallatin e Rinisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të gjitha koncertet, festivalet e shfaqjet tash e tutje do të realizohen në skenën e re të krijuar në ish-sallën e djegur të Pallatit të Rinisë, raporton Express.

Rama ka thënë se ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë.

“Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj bashkë me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit. Mrika Gashi, kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, na informoi se ambientet e Pallatit çdo ditë e më shumë po pastrohen dhe po intervenohet aty ku ka nevojë emergjente.  Pallati i Rinisë, ikona e Kryeqytetit tash e tutje do të jetë plot gjallëri”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version