Site icon PrishtinaPress

Rama kërkon një qëndrim të dytë të BE-së pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria s’pajtohet me deklaratën e lëshuar më 19 shtator nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, lidhur me veriun dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Rama ka thënë se Shqipria e ka të pamundur të rreshtohet krah një deklarate të tillë pas ngjarjeve dramatike që kanë ndodhur në veri të Republikës së Kosovës e ku ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës.

Ai në një konferencë për media nga Italia ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të lëshojë edhe një komunikatë të dytë pas gjith ngjarjeve të ndodhura në veri.

“Kjo për ne është e papranueshme, është e pajustifikueshme madje është e dënueshme sepse është jo europiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për të gjithë rajonin dhe për Europën dhe kemi kërkuar që Bashkimi Europian, i gjithë komuniteti euroatlantik të vërë alarmin në nivelin më të lartë, alarmin demokratik në nivelin më të lartë e të përdorë gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur këtij mesazhi krejtësisht të papranueshëm që vjen nga shpallja e zisë kombëtare në Beograd dhe deri në momentin ku nuk do të ketë një deklaratë të dytë të Bashkimit Europian për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se në momentin që del deklarata dhe nëse ajo përmban atë që Shqipëria kërkon, Tirana zyrtare nuk e ka asnjë problem që të jetë në linjë me BE-në.

“Në momentin që del deklarata e dytë e nëse deklarata e dytë e bën këtë që ne kërkojmë, atëherë ne nuk kemi asnjë problem të linjëzohemi me deklaratën e parë sepse pavarësisht se çfarë bën Serbia, gjë me të cilën ne kemi punë me Serbinë, ne nuk i heqim asnjë presje të gjitha kërkesave të Bashkimit Europian e të komunitetit euroatlantik për Kosovën dhe në këtë pikë linja jonë është 100% linja e Bashkimit Europian dhe e komunitetit euroatlantik, por ama e përsëris, ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe atë që pastaj ka pasuar në Beograd me shpalljen e një ditë zie kombëtare që heroizon angazhimin e një grupi kriminal për të ushtruar terror në veriun e Kosovës”, ka shtuar tutje kreu i Qeverisë shqiptare./Express/

Exit mobile version