3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Kemi mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në BE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo skuadër Rama vlerëson se “shkëlqeu në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli”.

“Ky është pa asnjë ekzagjerim një triumf brenda administratës shqiptare i patriotizmit. Keni shkëlqyer si shërbëtorë të shtetit dhe u keni treguar miqve, partnerëve e përfaqësuesve të vendeve shumë më të zhvilluara se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe pse ne e meritojmë plotësisht respektin. Ju keni treguar në bankat e provimeve në Bruksel se administrata shqiptare i ka kapacitetet për të përmbushur këtë mision historik dhe për të qenë në lartësinë e kësaj detyre patriotike”, tha Kryeministri.

“Nuk është e lehtë të imagjinosh 1800 shqiptarë që bëhen bashkë me sukses në një punë që nuk është një apo dy ditë, por për një punë që zgjat me vite. Një punë në heshtje, përpara mijëra dokumenteve që duhen lexuar dhe përgatitur. Këtu është e falshme edhe frika dhe shqetësimi se mos dilnim të turpëruar nga ky proces, të papërgatitur për ta përballuar këtë proces”.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Mbi 50% është shumë, duke pasur në konsideratë që ky është vetëm fillimi i procesit. Ju keni dhënë provën me këtë proces që është në një masë të caktuar, jo plotësisht, në dorën tonë që ta përshpejtojmë procesin. Kjo është shumë e rëndësishme që të jetë motivi ynë themelor në fazën ku do të hyjmë. Të përshpejtojmë procesin. E kemi nisur nga shumë mbrapa këtë proces krahasuar me të tjerët. Ju e keni dëgjuar që pararoja e procesit për rajonin ishin Serbia dhe Mali i Zi”, tha Rama.

Kemi fituar shumë nga koha e humbur padrejtësisht sepse na penguan padrejtësisht, por ama ne vazhduam të përgatitemi. Kjo është një nga shkaqet pse ne ishim kaq të fatshëm në këtë proces dhe pse ne kemi mundësi ta përshpejtojmë ende më shumë procesin”, shtoi Rama.

“Ne duhet ta bëjmë këtë jo për BE-në dhe për të dalë para të tjerëve në rajon por për ta sjellë sa më shpejt BE-në këtu, për të bërë që në çdo sektor normat europiane, masat ligjore europiane të instalohen këtu”, shtoi ai.

Sërish kreu i qeverisë shqiptare u ndal te qëndrimi i Greqisë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ju e dini që kemi një problem që nuk lidhet fare me punën tuaj e procesin e negociatave por që lidhet me politikën dhe marrëdhëniet politike. Besoj se nuk duhet të keni asnjë shqetësim dhe besoj shumë se nuk do të kemi asnjë humbje kohe sepse do të gjejmë gjuhën edhe për këtë, gjithmonë me mirëkuptimin që në asnjë çështje të drejtësisë dhe për asnjë çështje të drejtësisë ne nuk bëjmë asnjë lloj kompromisi me askënd dhe për asnjë arsye”, u shpreh Rama.

“Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, jo se nuk duam ne, por sepse drejtësia që ne duam është shumë më kokëfortë se sa ne. Puna juaj dhe puna jonë e përbashkët do të vazhdojë. Ju tanimë e keni mësuar rrugën për në Bruksel dhe ju e dini si shkohet e çfarë duhet të bëni atje”, u shpreh Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img