1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rama ia lë kile Kurtit në fund të konferencës: Ky e vëzhgon Kinën nga Prishtina

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fund të konferencës së përbashkët me Kurtin, lëshoi një batutë pasi ky i fundit u pyet se a mendon të marrë pjesë si vëzhgues në takimin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur, shkruan Express.

Ai tha që “po qe për vëzhgues, Kurti vëzhgon nga Prishtina Kinën, e jo më Ohrin”.

Ndërsa Kurti tha se do të kishte kuptim që të pëgjigjej nëse do të ishte në Ohër, ndërsa nga Prishtina ai bëri një përshëndetje me portin e Durrësit, portin e thatë të Prishtinës dhe hekurudhën.

“Unë po të isha në Ohër për vëzhgim, do të kishte kuptim që të përgjigjesha, ndërkaq këtu nga Prishtina pas mbledhjes së tetë mes dy qeverive, unë mund të iu përshëndes më shprehjen porti i ri i durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes”, u përgjigj Kurti. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img