Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit të Norvegjisë në Republikën e Kosovës, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Shumë i lumtur t’i dhuroj “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit norvegjez Jens Erik Grøndahl, për të gjithë mbështetjen që Norvegjia nëpërmjet tij ka dhënë dhe vazhdon të jap për Prishtinën”, deklaroi Rama, njoftojnë nga Komuna Prishtinë.
Me këtë rast, bëhet e ditur se Grøndahl falënderoi për këtë vlerësim Ramën dhe u shpreh se do ta vizitojë përsëri Prishtinën pavarësisht se përfundon misionin e tij në Kosovë.